UBT News

Hoti takohet me deputetin grek Patsis, diskutohet për thellimin e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim deputetin grek, Andreas Patsis, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën ekonomike.

Hoti u shpreh se Greqia e mbështet Kosovën në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike.

“Pata kënaqësinë ta takoj sot deputetin grek, Andreas Patsis, i cili njëherit është edhe anëtar i Partive Popullore Evropiane (EPP). Me z. Patsis biseduam për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë në fushën ekonomike. I vlerësoj lart marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe është tepër i rëndësishëm roli mbështetës i Greqisë në rrugëtimin politik të vendit tonë, kryesisht në procesin e integrimit në struktura euro-atlantike.”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version