Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera sipas agjendës së bashkëngjitur.
“Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach.”, njofton zyra e Kryeministrit./UBTNews