Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, mohoi të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve serbë.
Në Facebook, Hoti theksoi se Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë.
“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, shkroi ai në Facebook./UBTNews