UBT News

Hoti: Shuarja e task-forcës nuk ndikon në liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se shuarja e task-forcës nuk do ta ngadalësojë procesin e liberalizimit të vizave. Sipas tij, kjo është krejtësisht spekulim.

Madje, ai u shpreh se me vendimet e ardhshme që do t’i marrë Qeveria e Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit, do t’i kontribuojnë procesit të liberalizimit.

“Se kjo do të ndikojë në çështjen e vizave është spekulim i njerëzve që janë kundër këtyre vendimeve, nuk ka asnjë lidhje me çështjen e liberalizimit të vizave. Përkundrazi, në të ardhmen keni me pa edhe vendime të tjera më të fuqishme në luftimin e krimit dhe korrupsionit drejt hapjes së rrugës që të shkojmë më shpejt drejt liberalizimit të vizave. Këto vendime do të na çojnë drejt liberalizimit të vizave”, deklaroi shefi i Qeverisë.

Hoti deklaroi se organogrami i ri policisë i cili do të jetë i mbikëqyrur nga partnerët ndërkombëtarë, si dhe do të ketë bashkëpunim të ngushtë mes Policisë me Prokurorinë Special./UBTNews

Exit mobile version