Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka folur rreth paralajmërimeve të Serbisë për të hapur një laborator për testet PCR në veri.Ai në emisionin DebatPlus të TV Dukagjinit ka thënë se menaxhimi i pandemisë nuk mund të bëhet nga shtetet veç e veç, por duhen aktivitete të përbashkëta sikurse po bënë BE-ja. “Serbia e ka shfrytëzuar donacionin e saj të testeve për Kosovën si simbolikë për fushatën e saj. Kjo është për keqardhje dhe ne do të kemi edhe komunikim ndërkombëtar”, është shprehur ai.Hoti gjithashtu tha se shtatori do të jetë muaj i vështirë për t’u përballur me koronavirusin, pasi pritet hapja e shkollave për nxënësit. “Ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset që t’i dalim në ballës luftës me COVID-19”, tha ai. |