Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në rrjetin e tij zyrtar në facebook ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra, drejtorin e Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, Kreshnik Gashin.
Ditë më parë, Gashi ishte ftuar që të raportonte për gjendjen e sigurisë gjatë periudhës së pandemisë dhe situatën aktuale në Kosovë.
Kujtojmë se Gashi ishte emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, në kohën sa ishte kryeministër, Ramush Haradinaj, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit./UBTNews