UBT News

Hoti shkarkoi Rashit Qalajn, ushtrues detyre emërohet Samedin Mehmeti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shkarkuar Rashit Qalajn nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Zyra e kryeministrit njofton se në përputhje me ligjin për policinë, Samedin Mehmeti është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit./UBTNews

Exit mobile version