UBT News

Hoti: Serbia në vazhdimësi ka treguar qasje destruktive në raport me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ditë më parë ka publikuar një fotografi në të cilën paraqiste hartën e Kosovës me flamur të Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke thënë se Serbia në vazhdimësi ka treguar qasje destruktive në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit. Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e tij./UBTNews

Exit mobile version