UBT News

Hoti: Së shpejti do të mblidhemi me partitë politike për çështjen e presidentit

Së shpejti partitë politike do të mblidhen për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para gazetarëve.

“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese, unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e tyre për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, deklaroi ai.

Kurse rreth çështjes së Gjykatë Kushtetuese lidhur me votën kontestuese të deputetit Etem Arifi, kryeministri Hoti u shpreh se do ta pranojnë çfarëdo vendimi që merr Kushtetuesja.

“Çfarëdo vendimi që vjen prej Gjykatës ne do ta pranojmë dhe do të sillemi në përputhje me atë vendim”, u shpreh Hoti./UBTNews

Exit mobile version