Vaksinat e para antiCOVID në Kosovë pritet të vijnë në muajin shkurt. Kështu ka konfirmuar kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti në një konferencë për media.
Hoti ka folur edhe për grupet e para që do të vaksinohen, e që do të jenë personeli shëndetësor, persona mbi moshën 65 vjeç. Ai po ashtu ka thënë se deri në 20 mijë persona do të vaksinohen brenda ditës.
“E mira e kësaj është se përcaktohet qartë prioritet dhe pastaj ashtu si vijnë vaksinat, në fillim mjekët, pastaj personat mbi 65 vjeç, personat që kanë rrezikshmëri të lartë. Strategjia parasheh në detaje veprimet konkrete që janë ndërmarrë, do të bëhen publike listat me emrat e qytetarëve që janë vaksinuar. Kapaciteti ditor është që të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës dhe kjo na jep komoditet që të vaksinojmë pjesë të konsiderueshme të qytetarëve brenda kohës. Nga Pfizer janë 535 mijë vaksina, me Austrinë për 600 mijë vaksina, 720 mijë vaksina nga Covax”, deklaroi Hoti./UBTNews