UBT News

Hoti reagon ndaj deklaratave të Vuçiq për rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi për shkak të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq rreth kërkesës për rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkak i Kosovës.

Deklarata këto për të cilat Hoti thotë se Bashkimi Evropian (BE) duhet t’i merr si shqetësim.

Megjithatë ai thotë se Kosova nuk brengoset dhe se ka ushtrinë e saj e cila tashmë është edhe pjesë e ushtrisë amerikane në misone paqeruajtëse.

“Presidenti i Serbisë kërkon rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi shkaku i Kosovës! Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme, dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi”, ka shkruar Hoti.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq deklaroi se do të ketë investime të mëtejshme në ushtrinë e vendit dhe sistemin e mbrojtjes, si dhe rritje të konsiderueshme të të ardhurave për anëtarët e ushtrisë gjatë këtij viti.

Exit mobile version