UBT News

Hoti: Qeveria po bën hapat e nevojshëm drejt zbatimit të marrëveshjes së Washingtonit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se Qeveria po bën hapat e nevojshëm drejt zbatimit të marrëveshjes së Washingtonit.

Hoti së bashku me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj dhe ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, takuan një delegacion nga Departamenti i Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili kryesohej nga Matthew Zais, zëvendës Ndihmës Sekretar Kryesor, ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett dhe përfaqësues të USAID-it, me të cilët diskutuam për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“I falënderova delegacionin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës, në të gjitha periudhat e shtet ndërtimit.”, shkroi Hoti mes tjerash në Facebook.

Në këtë takim është diskutuar për nevojat ekonomike dhe energjetike të Kosovës, të cilat burojnë nga Marrëveshja e Washingtonit e 4 shtatorit 2020, e arritur në Shtëpinë e Bardhë dhe implementimin e projekteve të dakorduara në këtë marrëveshje./UBTNews

Exit mobile version