UBT News

Hoti: Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më të shtrenjtë në Serbi kur Kosova fle mbi të

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova fle mbi qymyr, mirëpo bizneset blejnë qymyr tri herë më të shtrenjtë në Serbi.

Ai ka shkruar se bizneset e kanë blerë thëngjillin nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, mirëpo KEK nuk ka kontratë aktive me këtë kompani.

“Një numër i bizneseve në Kosovë e përdorin qymyrin për ngrohje të hapësirave të punës apo në teknologjinë e prodhimit. Zakonisht këto biznese qymyrin e kanë blerë nga ndërmarrja “Kosova Thëngjilli”, e cila funksionin si shoqëri aksionare. Kjo ndërmarrje e ka blerë qymyrin nga KEK-u, e ka përpunuar atë dhe ua ka shitur bizneseve ose e ka eksportuar”, ka shkruar ai.

Hoti ka pyetur se për kur po ruhet qymyri dhe pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera.

“Për kur po e ruajmë qymyrin? Çfarë strategjie është kjo? Pse duhet bizneset të blejnë qymyr tri herë më shtrenjtë nga Serbia e nga vendet e tjera? Pse të mos eksportohet qymyri kur tani ka kërkesë nga disa vende për shkak të krizës energjetike?”

Exit mobile version