UBT News

Hoti: Projeksionet e IKSHPK-së janë mjaft pesimiste

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media po paraqet masat e reja ndaj COVID-19.

Hoti deklaroi se situata është mjaft e rëndë. Ai u shpreh se projeksionet që i ka bërë IKSHPK-ja janë mjaft pesimiste, është dashur të marrin masa.

“Situata është tepër e rëndë, ne kemi përgatitur të dhënat konkrete që t’i shohin të gjithë qytetarët. Duke pas parasysh kapacitetet ne duhet të kujdesemi për masa me specifike. Testimet janë trefishuar në javët e fundit, numri i rasteve pozitive është rreth 1 në 3 që testohen, e ndonjëherë edhe deri në 50 për qind dalin pozitive. Edhe rastet fatale janë në rritje. Projeksionet e IKSHPK-së janë mjaft pesimiste”, ka thënë Hoti.

Hoti deklaroi se janë kategorizuar komunat në tri grupe, varësisht prej numrit të të infektuarve brenda javës./UBTNews

Exit mobile version