Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, të cilët i ka njoftuar për vendimin e djeshëm të Qeverisë.
“Përmes kësaj zyre, bazuar në legjislacionin në fuqi, Qeveria e Kosovës do të angazhohet të ndërmarrë masat e nevojshme që të lehtësojë dhe përmirësojë jetën e qytetarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë dhe kërkesa e nevoja tjera eventuale që mund të dalin në të ardhmen. Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës e vlerësuan lartë vendimin për themelimin e Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës. Tani na mbetet që të intensifikojmë bashkëpunimin dhe t’i adresojmë nevojat e qytetarëve të kësaj ane.”, shkroi ai mes tjerash në Facebook./UBTNews