UBT News

Hoti: Pozita s’e voton rezolutën për Policinë sepse nuk do që opozita t’i marrë meritat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk dëshiron që të marrë pjesë e as të votojë rezolutën për fuqizimin e Policisë së Kosovës, sepse nuk dëshiron që opozita t’i marrë meritat.

“Seanca e sotme jep një pasqyrë jo të mirë për vendin, një seancë e thirrur nga opozita. Kjo nuk ka kuptim për ballafaqimin parlamentar. Nëse e shihni me kujdes, rezoluta e propozuar nga opozita është shumë parimore. Janë tri kërkesa shumë të arsyeshme dhe parimore të propozuara nga opozita. Por, ju nuk doni që opozita t’i marrë këto kredi, thënë në aspektin politik”, deklaroi ai.

Mazhoranca edhe herën e kaluar e ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme.

Exit mobile version