Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tha se “nuk kemi nevojë të bëjmë garë se kush po shprehet më ashpër për situatën në veri”.
Hoti tha se për veprimet e Qeverisë lidhur me situatën në veri nuk ka pasur koordinim të brendshëm ndërsa tha se ka munguar koordinimi i duhur me ndërkombëtarët.
“Është fakt që koordinim të brendshëm nuk ka pasë, konsultime të vazhdueshme me opozitën për këto tema, dhe duket, nga informatat që kemi pa koordinim të duhur ndoshta me partnerët tanë ndërkombëtarë nuk ka pasur”, tha Hoti.