UBT News

Hoti për situatën me COVID-19: Jemi sikur në situatë lufte

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se situata aktuale me COVID-19 është sikurse situatë lufte. Këtë deklaratë e ka dhënë pas vizitës në Klinikën Infektive bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Kjo është një situatë praktikisht e luftës, duke u përballur çdo ditë me një rrezik të madh, me viktima”, tha Hoti.

Ai kërkoi që të rritet efikasiteti në ofrimin e shërbimeve në Qendrën Klinike Universitare dhe nëpër Spitalet Rajonale, me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të valës së dytë të pandemisë./UBTNews

Exit mobile version