UBT News

Hoti për projektligjin për pagë minimale

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e konsideroi të pakuptimtë dhe absurd Projektligjin për pagën minimale.

Në seancën e sotme të Kuvendit, Hoti tha se qëllimi bazë i këtij projektligji është kundër parimit të vendosjes së pagës minimale.

“Ky është ndër ligjet më komplekse, por për mënyrën se si është shkruar dhe prezantuar është ndër ligjet më të pakuptimta dhe më absurde në fakt. Nenet se si janë shkruar dhe qëllimet e tyre është kundër vetë parimit bazë të vendosjes së pagës minimale. Kur vendoset paga minimale vendoset për të ruajtur standardin minimal të jetës ndaj një kategorie të qytetarëve. Kush janë ata? Ata janë të punësuarit privatë apo publikë që marrin paga të ulëta dhe kategoritë të ndryshme të caktuara të shoqërisë që i lidh me pagën minimale, të ardhurat e tyre dhe mbështetja e tyre lidhen me pagën minimale, kjo është praktikë ndërkombëtare për të ruajtur standardin e jetës së qytetarëve. Me mënyrën se si e keni shkruar këtë ligj ju e targetoni vetëm një pjesë të vogël të tyre që janë në sektorin privat e që marrin rrogë më të vogël se 250 euro. Nuk arrihet qëllimi përmes këtij ligji, qëllimi i barazisë sociale”, tha Hoti.

Hoti tha se Qeveria Kurti nuk mund të lëvizë parapa për pagën minimale pa dakordim me partnerët socialë.

“Nuk mundet qeveria nëse nuk ka darkodim me partnerët social të lëvizë përpara me pagën minimale. nuk mundet qeveria të lëvizje parapa me një legjislacion që prekin biznes pa një dakordim parimor me komunitetin e biznesit”, shtoi ai.

Exit mobile version