UBT News

Hoti për liberalizimin e vizave: Mos ta shajmë BE-në, por t’i mbajmë të plotësuara kriteret

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e dy Qeverive shqiptare ka folur për rëndësinë e marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen sot.

“Duke parë listën e marrëveshjeve, është shumë e rëndësishme për vendet tona. Besoj që sot me këto marrëveshje hyjmë në një fazë të re të një bashkëpunimi ndërshtetëror. Me këto marrëevshje, memorandume e protokolleve tregojmë përkushtimin dhe vendosmërinë për të ecur përpara në rrethana të reja. Kemi vlerësuar se përmes implementimit të këtyre marrëeshjeve siç është krijimi i fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës dhe marrëveshjeve tjera, besoj që tregojnë përcaktimin tonë për të zgjidhur shumë nga problemet që i preokupojnë qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

Në mbledhjen e Qeverive, Hoti foli edhe politikën e jashtme, e me theks për liberalizimin e vizave.

“Mos ta shajmë BE-në, por t’i mbajmë të plotësuara kriteret”, deklaroi ai mes tjerash, teksa u shpreh se me nënshkrimin e marrëveshjes në Washington është krijuar një momentum i ri.

Në fund, Hoti tha se do ta presë kryeministrin Edi Rama për ta konceptuar idenë e shënimit të përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit./UBTNews

Exit mobile version