Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit, Haxhi Shala, konsull i Përgjithshëm në Pragë, s’pati koordinim me të si kryeministër.
Shefi i Qeverisë në Facebook shkroi se Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike.
“Pas kësaj analize do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike dhe do të sigurohemi që përbërja e këtyre misioneve të jetë në përputhje me ligjin”, shkroi ai në Facebook./UBTNews