Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se për disa ditë do t’i fillojnë konsultimet me spektrin politik për postin e presidentit. Hoti në një konferencë për media u shpreh se rruga kushtetuese është e qartë dhe do ta gjejnë zgjidhjen më të mirë për vendin.
“Besoj që kjo çështje do të marrë udhë, sapo kanë ndodhur ndryshimet për shkak të akuzave. Për disa ditë fillojmë bisedat me gjithë spektrin politik, për ta parë se si mund ta kalojmë këtë situatë. Rruga kushtetuese është e qartë, insistoj të përcillen të gjithë hapat kushtetues. Besojmë në një zgjidhje që është më e mira për vendin”, deklaroi Hoti para gazetarëve./UBTNews