UBT News

Hoti për çështjen e presidentit: Ky koalicon s’mund ta zgjedh vet presidentin

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media ka folur edhe për çështjen e presidentit. Hoti pa dashur t’i komentojë deklaratat e partnerit të tij të koalicionit, Ramush Haradinaj, u shpreh se ky koalicion qeverisës s’mund ta zgjedh vet presidentin, pa përfshirjen e tërë spektrit politik.

“Nuk kam koment për këtë të dytën, Presidenti është në zyrë, në bazë të kompetencave të veta kushtetuese, kur të vjen shkurti do të ulemi e të gjejmë një zgjidhje bashkë me gjithë spektrin politik e ta zgjidhim këtë çështje. Një gjë është e qartë që ky koalicion vetëm nuk mund ta zgjedh presidentin, por duhet të ulemi të gjithë përtej koalicionit e ta zgjidhim këtë çështje”, deklaroi Hoti në një konferencë për media./UBTNews

Exit mobile version