UBT News

Hoti pas aksionit të Policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas aksionit policor në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, dhe aksionit në disa lokalitete të tjera.

Kryeministri në detyrë ka shkruar në Facebook se pret hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është përfshirë në këtë rast. Ai ka thënë se fajtorët duhet ta marrin dënimin maksimal.

“Pres hetim të plotë, gjithëpërfshirës dhe të shpejtë ndaj kujtdo që është i përfshirë në rastin e subvencioneve bujqësore. Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal. Këta njerëz nuk e meritojnë të jenë në institucione”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version