UBT News

Hoti: Partitë politike të dakordohen për postin e presidentit ose për zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se në një kohë të shkurtër partitë politike duhet të dakordohen për presidentin e ri ose për caktimin e datës për zgjedhjet e parakohshme.

 “Presidenti i vendit nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqje e që nënkupton se ne duhet të ndërmarrim hapat dhe veprimet kushtetuese. Janë dy rrugë, partitë duhet të bëhen bashkë për t’u dakorduar për presidentin e ri, ose të dakordohen për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme”, ka deklaruar ai.

Në një konferencë për media, shefi i Qeverisë deklaroi se brenda disa ditëve partitë politike do të gjejnë një zgjidhje.

“Besoj se së shpejti për disa ditë, do të ulemi me partitë politike për të gjetur zgjidhje për qytetarët. Atë që po bëj është që të sigurohemi që qeveria të përfshihet në të gjitha çështjet, si në pandemi e çështje tjera”, ka thënë ai para mediave./UBTNews

Exit mobile version