Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se javën e ardhshme do të merren masat e reja për festat e fundvitit.
Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit deklaroi se ministri Armend Zemaj duhet të takohet me bizneset për të arritur një dakordim për masat e reja mbrojtëse.
“Sa i përket masave në ekonomi. Sipas ministrit të Tregtisë, duhet të shkojmë me zbatimin e masave të deritanishme. Ministria e ka marrë për obligim që me ministrin e Shëndetësisë të takohet me përfaqësuesit e bizneseve për t’u dakorduar për masat e reja, që do të merren javën tjetër për festat e fundvitit”, ka deklaruar ai./UBTNews