UBT News

Hoti para vizitës së Grenellit: Kjo vizitë i forcon raportet Kosovë-SHBA

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka mirëpritur ardhjen e delegacionit amerikan në Kosovë. Pjesë e këtij delegacioni është edhe i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

Pak para këtij takimi, Hoti ka bërë të ditur se kjo është një vizitë e rëndësishme dhe se do të shërbejë për forcimin e mëtejmë të miqësisë me Amerikën.

“I lumtur që Richard Grenell dhe Adam Boehler dhe një delegacion i lartë i qeverisë amerikane do ta vizitojnë Kosovën sot. Kjo vizitë është e një rëndësie të veçantë dhe do të shërbejë për forcimin e mëtejshëm të miqësisë Kosovë-SHBA”, ka shkruar shefi i Qeverisë në rrjetin social Twitter./UBTNews

Exit mobile version