Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk do të raportojë në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut për çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.
Shefi i Qeverisë ka deleguar ministrin Selim Selimi. Po ashtu edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka deleguar një përfaqësues nga dikasteri i saj.