Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, në 22-vjetorin e kësaj masakre.
Hoti ka thënë se këta trupa asnjëherë nuk do të prehen të qetë deri sa të dënohen ata që e kanë kryer këto krime.
“Sot në këtë ditë bëmë nderimet në këtë vend të veçantë, ku ka ndodhur ngjarje e tmerrshme. Në Kosovë kanë ndodhur plotë maskara dhe fillimi i vitit është gjithmonë i dhimbshëm për plotë familje. Ky vend është më i veçantë. Ngjarja që ka ndodhur këtu e ka sensibilizuar botën mbarë për gjendjen, terrorin që ndodhte në Kosovë, me vite të tëra por që ka kulmuar në këtë ditë”, tha Avdullah Hoti.
Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.