Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga 1 janari 2025 tatimi në pronë do të trefishohet.
Hoti ka paraqitur vlerat e rritjes së tatimit në pronë sipas vlerës së pronës.
Më tej, Hoti ka kundërshtuar normën progresive të tatimit në pronë, duke thënë se nuk ka kuptim ekonomik.
“Norma progresive e tatimit në pronë nuk ka kuptim ekonomik për disa arsye. E para, ngarkesa tatimore në pronë është progresive për nga mënyra e llogaritjes – sa më e lartë vlera e pronës, aq më e lartë ngarkesa tatimore. E dyta, të hyrat e shtetit nga tatimi në pronë nuk kanë vetëm qëllime fiskale, pasi ato përdoren kryesisht për mbulimin e kostove të shërbimeve publike të lidhura me ato prona. E treta, të ardhurat që zotëruesi i pronës i ka përdorur për blerjen e pronës janë tatimuar më herët, ndërkaq të ardhurat që zotëruesi i pronës i gjeneron nga prona tatimohen si të hyra nga qiraja.” – ka shkruar ai në Facebook
Tutje, ai ka thënë se me ligjin e ri do të tatohet edhe tokat bujqësore të punuara të cilat më parë ishin të liruar.