UBT News

Hoti: Nëse s’kemi dakordim për Presidentin duhet të kemi për zgjedhjet, është e thjeshtë kjo punë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se pret që gjatë javës së ardhshme të ketë një tryezë me partitë politike për çështjen e Presidentit. Ai ka thënë se nëse s’ka dakordim për Presidentin, duhet të ketë dakordim për datën e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

“Pres që këto ditë apo javën tjetër të mblidhemi, sepse nuk është urgjente, por është çështje që duhet t’i japim zgjidhje. Nëse ka gatishmëri për të zgjedhur Presidentit, atëherë duhet të bisedojmë për gjetjen e një kandidati, nëse jo atëherë duhet të kemi një dakordim për zgjedhje, është kaq e thjeshtë kjo punë”, tha Hoti të marten në një konferencë për media.

Kryeministri tha se gjatë javës së ardhshme pritet që buxheti për vitin 2021 të dërgohet në Kuvend.

Exit mobile version