UBT News

Hoti: Nëse s’arrihet marrëveshja përfundimtare me Serbinë, mbesim dy shtete të pavarura fqinje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se nëse s’ka marrëveshje përfundimtare me Serbinë, do të vazhdojnë si dy shtete të pavarura fqinje që nuk e njohin-njëra tjetrën.

“Kemi hyrë në procesin e dialogut për marrëveshje paqe, marrëveshje përfundimtare që duhet të përmbyllet me normalizim të plotë të raporteve. Ky normalizim i plotë arrihet vetëm me njohje reciproke. Po e them prapë që jemi të perkushtuar për këtë dialog, 1 muaj, 2 muaj apo 1 vjet. Nëse e përmbyllim këtë marrëveshje do të ishte mirë për qytetarët tanë, për Serbinë, për të gjithë rajonin, për BE-në që të integrohet ky rajon në BE. Nëse nuk arrijmë marrëveshje përfundimtare, nuk kemi çfarë të bëjmë, vazhdojmë si dy shtetet të pavarura fqinje që nuk e njohin njëra tjetrën”, tha Hoti në një konferencë për media./UBTNews

Exit mobile version