Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për media u shpreh se rreziku është real që për dy-tri javë të kemi gjendjen e njëjtë sikurse shtetet e Evropës.
Hoti deklaroi se nëse situata shkon në këtë trend, do të marrin masa që janë më ekstreme.
“Rreziku është real që ne për dy deri në tri javë të kemi të njëjtën gjendje që po kalojnë shumica e vendeve të BE-së. Në regjion kemi filluar të rrethohemi prej vendeve me numër shumë të lartë të të prekurve, te ne sapo ka filluar të rritet numri. Rreziku është real që pas dy tri javëve nëse shkon me këtë trend ne do të detyrohemi të marrim masa më ekstreme”, deklaroi kryeministri i Kosovës.
Shefi i Qeverisë deklaroi se nëse respektohen masat strikt, do të mund të mirëmbahet kjo situatë./UBTNews