UBT News

Hoti nënshkruan rregulloren për organizimin e brendshëm të zyrës së kryeministrit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka nënshkruar sot Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Siç njofton shefi i Qeverisë, me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, organizimi i ri në ZKM, do të jetë në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative.

“Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës për administratën shtetërore dhe krijon një model standard i cili do të ndiqet edhe nga ana e ministrive. Me qellim që qeverisja të jetë efikase dhe e organizuar mirë, u kam kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin. Duke i vendosur kapacitetet profesionale në njësitë e duhura organizative eliminohen pengesat e panevojshme burokratike në kryerjen e detyrave qeveritare”, theksoi ai./UBTNews

Exit mobile version