Kryeministri në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se kjo parti nuk do ta votojë asnjë president.
Para mediave ai tha se LDK-ja është parti opozitare, si dhe presidenti i vendit duhet të jetë jopolitik.
“Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti./UBTNews