Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai u prit me nderime shtetërore nga homologu i tij, Zoran Zaev.
Ndërkaq gjatë ditës ai do të ketë takim edhe me presidentin maqedonas, Stive Pendarovski, e pastaj do të takohet me liderët politikë shqiptarë.
Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.