Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se do ta pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi i Kushtetueses u bë publik. Unë e pranoj plotësisht dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim. Nuk do të lëshohem në deklarata për këtë vendim të Kushtetueses. Më vjen mirë që Kushtetuesja e ka sqaruar. Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Ne do të vazhdojmë punën tonë. Është obligim kushtetues të përfillen procedurat për shpalljen e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues. Ne do t’i kryejmë obligimet tona në rrethanat e reja pas këtij vendimi”, deklaroi shefi i ekzekutivit.
Kryeministri Hoti bëri thirrje të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti për vitin 2021./UBTNews