UBT News

Hoti: Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se në dialog me Serbinë ka hyrë mbi parime të qarta, të cila parime i ka renditur nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”.

Ai thotë mes tjerash ka theksuar se marrëveshja finale e dialogut duhet të përfshijë njohjen reciproke ndemjet Kosovës dhe Serisë.

Tutje Hoti shkruan se integriteti terroterial i Kosovës është i panegociueshëm dhe se nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive.

“Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të pavërteta, prandaj dua të sqaroj: Ne kemi hyrë në dialog me Serbinë mbi parime të qarta: Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës, integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm, organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket, nuk ka asociacion me kompetenca ekzekutive, marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve. Këto parime janë mbështetur edhe nga partnerët tanë. Nuk do të ketë lëvizje nga këto parime”, shkroi ai.

Lidhur me qasjen time dhe të Qeverisë e Republikës së Kosovës në raport me procesin e dialogut po thuhen gjëra të…

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, January 13, 2021

Exit mobile version