Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Meliza Haradinaj-Stubllën. Kjo e fundit përmes një letre i ka ofruar kryeministrit Hoti dorëheqjen e parevokueshme nga detyra e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kryeministri në detyrë ende s’e ka emëruar ndonjë person në këtë pozitë, megjithëkëtë në një komunikatë për media u tha se Hoti ditëve në vijim do të emërojë ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Diasporës./UBTNews