Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar letër urimi Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në letrën e urimit Hoti ka shprehur përkushtimin për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.
“Z. Sekretar, ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të përshpejtuar përpjekjet për të arritur marrëveshjen e normalizimit, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të bazuar në njohjen reciproke. Kjo marrëveshje do të forconte stabilitetin rajonal dhe do t’u mundësonte të dy vendeve të realizonin potencialin e tyre të plotë të bashkëpunimit. Kosova është e përkushtuar të punojë me ju, si dhe me partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për fuqizimin e sundimit të ligjit, krijimin e stabilitetit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe zhvillimin e demokracisë, si një vend plotësisht i gatshëm për procesin e integrimit Euro-Atlantik”, theksoi ai mes tjerash.