Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar një letër Kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz. Përmes kësaj letre, Hoti në emër të Qeverisë së Kosovës, i ka dënuar sulmet terroriste që tronditën mbrëmë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën.
“I dënojmë në formën më të fuqishme të mundshme sulmet terroriste në Vjenë dhe qëndrojmë të bashkuar me popullin austriak në këto momente shumë të vështira. Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin austriak’’, ka shkruar midis tjerash Kryeministri Hoti.
Shefi i Qeverisë e ka siguruar Kurzin se vendi ynë mbështetë institucionet dhe popullin austriak, bashkë me komunitetin ndërkombëtar në luftë kundër terrorizmit./UBTNews