Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Hoti e ka falënderuar Lajçakun për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut me Serbinë dhe i dëshiroi suksese në finalizimin e këtij procesi.
“Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews