UBT News

Hoti: Ky s’është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po raporton në Kuvendin e Kosovës për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e nënshkruara në Washington.

Hoti deklaroi se ky s’është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale.

“Jemi në rrethana të reja, vlerësoj dhe jam i bindur që për herë të parë ne jemi protagonistë për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke. Andaj mbi bazën e parimeve dhe objektivave që i prezantova më lartë, Qeveria e Kosovës pas gati dy vitesh ka rifilluar bisedimet me Serbinë. Ky nuk është dialog teknik, por dialog për marrëveshje finale, për njohje reciproke dhe normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.”, deklaroi ai mes tjerash në Kuvendin e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version