UBT News

Hoti-Kurtit: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti sot ka shprehur kritika ndaj qasjes së kryeministrit Albin Kurti në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë Forumin Ekonomik Botëror. Ai ka shkruar se thirrjet për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt nuk shkojnë bashkë.

“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka. Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Exit mobile version