Ish-kryeministri Avdullah Hoti, sot ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurtin për vizitat jashtë vendit. Sipas Hotit, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rri më shumë jashtë se në Kosovë.
“Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së ShBA-së, se jemi vend sovran. Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për t’u koordinuar për çështje të sigurisë?!”, ka shkruar Hoti në Facebook.