UBT News

Hoti kujton Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcin në 22-vjetorin e rënies së tyre heroike. Me një shkrim në Facebook, Hoti u shpreh se ky përvjetor kujton përkushtimin dhe sakrificën e madhe për liri, pavarësi dhe demokraci.

“Pushka e tyre shkrepi për të mbrojtur pragun e shtëpisë̈ dhe ekzistencën e popullit tonë, andaj dhe bashkësia ndërkombëtare ishte aleate e fuqishme e luftës sonë̈ të drejtë. Zoti e bekoftë̈ jetën dhe veprën e Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre!”, ka shkruar Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version