Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim bashkatdhetarin Xhafer Balaj, të cilit i ka ndarë një letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson.
Hoti ka thënë se ai është krenar me bashkatdhetarët, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat.
“Kënaqësi e veçantë të ndaja letër falënderimi për shembullin e mirë, të bazuar në humanizëm dhe vullnet të mirë, të cilin e aplikon dhe përfaqëson si është më së miri bashkatdhetari ynë, z. Xhafer Balaj.Kontributi i z.Balaj dhe bashkëpunimi i tij me Shoqatën “Human Bridge”, ka rezultuar me ndihmën e vazhdueshme ndaj shtresave në nevojë dhe njerëzve me aftësi të kufizuara.Krenar me bashkatdhetarët tanë, të cilët janë shembull i të mirës së atdheut në të gjitha periudhat!”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews