Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi se Kosova është duke punuar intensivisht në stabilitetin rajonal. Në një konferencë për media pas mbledhjes së dy Qeverive, kryeministri Hoti u shpreh se marrëveshja e Washingtonit është duke krijuar një momentum të ri dhe jo vetëm në Kosovë e Serbi, por edhe në rajon.
“Ne mbetemi të përkushtuar si Kosovë të jemi burim i stabilitetit në rajon dhe partner konstruktiv i të gjitha iniciativave rajonale me të vetmin qëllim që është integrimi euroatlantik i të gjithë rajonit.”, deklaroi Hoti./UBTNews