UBT News

Hoti: Kosova do të vazhdojë edhe më tej të bashkëpunojë me drejtësinë ndërkombëtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas bastisjes së shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga EULEX-i.

Hoti thekson se Qeveria e Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

“Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës. Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente. Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, shkroi Hoti në Facebook./UBTNews

Exit mobile version