UBT News

Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave antiCOVID

Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Hoti në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të inspektoratit të policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe inspektoratit shëndetësor, kërkoi përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave antiCOVID, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit./UBTNews

Exit mobile version